E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhine dhe europian

Tifozët në Euro 2012 kanë kënaqësinë të provojnë edhe diçka të re dhe të ndryshme, një gjë që nuk do të kenë mundësi ta përjetojnë në vendet e tyre. Në kryeqytetin ukrainas të Kievit një specialiste e kuzhinës, e quajtur Ljudmilla Soloha, ka vendosur të japë leksione gatimi për tifozët, që më së shumti kanë qëlluar suedezë.
Soloha ka të gjitha gjërat që i duhen për gatim, ndërsa tema e ditë është “vareniki”, një gatim tradicional ukrainas, që bëhet me petë të holluara dhe të mbushura sipas rastit me peshk, mish, perime ose edhe ëmbëlsira.
Petët duhen shtruar me petës ose okllai, pastaj duhet bërë gatimi i plotë. Ljudmilla është një grua tepër tërheqëse dhe që duhet qartë se pëlqen t’i gëzohet jetës, jo vetëm të fitojë para.
“Ne do të gatuajmë çdo gjë që shijon mirë, - thotë ajo, - por përbërësi më i rëndësishëm është dashuria për atë që po gatuan dhe për kë po gatuan”.
Fjalë të shkëlqyera të kësaj gruaje të re dhe që shijon çdo moment në këtë Europian të zhurmshëm. Ja dhe një tifoz suedez, që quhet Vladimir Svenson, dhe që ka edhe një origjinë nga Europa Lindore sllave.
“Ky është ushqimi im më i preferuar pas picës ekzotike suedeze”, - thotë ai. Duket më shumë si italiane sesa si suedeze kjo pica ekzotike, por nejse.
Zonja Soloha vazhdon leksionin e saj me tifozët anglezë që mësojnë të bëjnë petë, diçka që në Angli ndoshta është harruar me kohë.
Europiani vazhdon dhe tifozët e lodhur kanë nevojë edhe të ushqehen. Mirë do të ishte që të mos provonin çdo ditë të njëjtën menu. Ja ku ka menduar Ljudmilla për ta duke i dhënë disa “vareniki”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›