E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gattuso në Sion

Gennaro Gattuso ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin zviceran Sion.

Pas largimit nga Milan pas 13 sezoneve në klub, 34 vjeçari ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij te skuadra zvicerane Sion.

Gattuso së fundmi parkohej edhe nga ish ekipi i tij Glasgow Rangers por edhe gjiganti turk Galatasaray, mirëpo zgjodhi klubin që gjendet rreth 200 kilometra nga shtëpia e tij në Gallarate, në provincë të Vareses.

Nga sezoni i ardhshëm Gattuso do të jetë bashkëlojtarë me mesfushorin kosovar Vullnet Basha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›