Rikthehet Eagle 4, grupi i Kapiten, Feti Voglit

Pamje nga Rinasi
TIRANE- Është kthyer sot në atdhe kontingjenti i Forcave Speciale Shqiptare Eagle 4, ku bënte pjesë edhe kapiteni, Dëshmorë i Atdheut, Feti Vogli, i cili u vra gjatë një operacioni në Afganistan. Në këtë aksion u plagos edhe, Nëntetar Aleksandër Peci.
Pamjet televizive tregojnë, Nëntetar Aleksandër Peci në ambientet e aeroportit, Nënë Tereza në pritje të shokëve të tij të misionit, të cilit i braktisi pas plagëve të marra gjatë sulmit të shkurtit të këtij viti. Ministria Mbrojtjes ka organizuar me kete rast nje ceremoni pritjeje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 20 shkurt 2012, kur Feti Vogli, si pjesë e misionit Eagle 4, ndërroi jetë nga plumbat. Misioni Eagle 4 kryente shërbimin në afërsi të Kandaharit, dhe ishin nisur nga Tirana drejt Afganistanit në 16 janar të këtij viti.
Eagle 4 ishte kontingjenti i dhjetë paqeruajtës, të cilit iu bashkuan edhe pesë efektivë të Policisë së Shtetit, të gjithë pjesë e kontingjentit OMLT 2, të ekipit trajnues të policisë afgane. Kontingjenti Eagle 4 përbëhej nga 45 efektiva të Batalionit të Forcave Speciale. Ky kontingjent zëvendësoi kontingjentin Eagle 3, i cili ndodhej me mision luftimi në terren, në vijën e parë të frontit të luftës në Kandahar, Afganistan. Kontingjenti Eagle 4 u atashua pranë Komandës së Forcave Speciale Amerikane dhe drejtohej nga nënkolonel Behar Mara. Kontingjenti ka qenë në përbërje të komandës së forcave italiane në Herat dhe drejtohet nga nënkolonel Arben Kingji.