E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperaturat e lartë, qytetarët i drejtohen pishinave

Pas alarmit të ngritur nga mjekët në sezonin veror për kushtet e këqija higjenike të pishinave dhe rrezikun që ato paraqesin, janë qytetarët dhe vetë personat përgjegjëse të higjenës në këto ambjente të cilët kanë dëshmuar për të kundërtën.
 

Ata kanë shijuar më së miri këtë ditë pushimi në një situatë mëse normale, të kontrollueshme, higjenike të ujit, dhe mirëmbajtjes së ambjenteve.
 

Gjithashtu personat përgjegjës të mirëmbajtjes bënë më dije se inspektoriati i higjenës nga autoriteti Shëndetësor Rajonal kryen vazhdimisht kontrolle të vazhdueshme në këto ambjente . Në pamundësi për tu drejtuar drejt detit, një zgjidhje e mirë për qytetarët dhe më e shpejtë për të kaluar këndshëm në kryeqytet janë ambjentet e pishinave.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›