Kvist në Stuttgart

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 20:12
Copenhagen ka njoftuar se mesfushori danez William Kvist është transferuar në Stuttgart. Klubi gjerman ka bërë të ditur se 26 vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.
Trajneri i Stuttgartit, Bruno Labbadia, të enjten e quajti Kvistin “futbollist i cili do të përmirësojë lojën tonë dhe një përforcim i madh për ne”.
Kvist luajti 275 ndeshje për kampionin e Danimarkës dhe ishte njëri prej futbollistëve kryesorë në kalimin e tyre për herë të parë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit.