Youtube senzacioni
Nuk ishte kështu derisa doli Cahill. Ishte vetëm 13 vjeçar, kur me një zotësi të paparë, me humor origjinal paraqiti videon e parë në Youtube.com.
Shumë shpejt kishte me qindra klikime. Pastaj mijëra. Kurse tani miliona! Kënga e 50 Cent, “Down on Me” ka më pak klikime me klipin e saj origjinal, kurse në atë të Kennanit klikime janë fiks 33 723 327.
Kështu lindi një sensacion i internetit.
“Keenan, çfarë kë bërë?” ishte një pyetje që ia kishte bërë nëna e tij, kur një emision ia kishte lëshuar këngën dhe e kishte lidhur atë drejtpërdrejt në emision.
A do të duhej të ishte ajo e befasuar apo e tmerruar? Çfarë nëse njerëzit qeshen me djalin e saj, i cili ka një sëmundje të rrallë gjenetike, që ia ka ndaluar rritjen normale? Çfarë nëse atij i hapen dyert dhe bëhet një ylli madh!
Por, Keenan, megjithatë mendon se kjo është aventura që e ka pritur. Kjo ishte liria e tij për një të ri, i cili me jetën që e ka. Deri tani më shumë ka qëndruar në vizita te mjekët sesa në shkollë, kurse orët i kalon në dhomën e tij. Edhe pushimi i tij është në spitalin e Minnesotas, ku bën operim këmbët dhe kyçet e tij. Por, tani ai udhëton në çdo vend të botës. Atë e lëshojnë në Bahame dhe Francë, Los Angeles dhe Las Vegas. Është në çdo telefon mobil, herë si yll roku, herë si pop yll e ndonjëherë reper më i mirë së 50 Cent!
“Në fund edhe unë kam gjetur vend në mesin e gjithë këtyre njerëzve”, thotë Keenan, 16 vjeç. “Gjithmonë i jam lutur Zotit. Më duket se lutjet më janë kthyer. Tani i them atij ‘Faleminderit’, në vend që t’i them ‘A mund të lutem të më ndihmosh?’.
Por, lajmi i keq për Keenanin është se ai ka një sëmundje të rrallë që quhet sindroma Maroteaux-Lamy, i njohur edhe me emrin MPS, përderisa ajo e ka tipin 6.
“Ishin momentet më të këqija të jetës time”, rikujton nëna e tij, Erin O’Brien-Cahill.
Keenan nga mosha njëvjeçare detyrohet që të kalojë shumicën e muajve në spital. Por, edhe si fëmijë ai vinte syze interesante që e bënte atë të veçantë dhe një yll, i cili tashmë është sensacion në internet.
“Gjithmonë kisha dëshirë që të dilja në kamerë”, thotë ai. “Ai tani shikohet nga miliona njerëz. Mendoj se ëndrrat e tij po bëhen realitet”, thotë nëna e tij. E tëra kishte filluar kur kishte 13 vjet, me një kamerë dhe me një llogari të hapur në Youtube.com, që ai të lëshohet nga miliona njerëz.
Sensacioni në reklama
“Kjo e bën atë një të famshëm dhe yll sepse shikohet nga miliona njerëz”, thotë Victor Mehren, drejtor i një kompanie të marketingut. Ai tashmë ka të realizuara disa reklama që janë treguar shumë frytdhënëse për të. Keenan heziton ta quajë vetën të famshëm. Ai ka menaxher, por thotë se ende nuk mund ta quajë vetën të këtillë. “Qëndroj me këmbë për tokë”.
Është i sëmurë
Mami i Keenan, e cila është kthyer për të punuar, vazhdon të befasohet me këtë, por thotë se djali i saj është i sëmurë. “Është i sëmurë dhe nuk ka shëndet të mirë. Por, ndoshta sëmundja i bëri mirë sepse ai është i lumtur dhe të tjerët i bën të lumtur”, tha ajo. Përpos kësaj, ajo nuk harron që të falënderojë edhe Youtube sepse ishte ky kanal që e bëri atë të famshëm.
A do të shërohet?
Në fund Keenan shkon në një terapi javore me infuzion – quhet terapi e zëvendësimit të enzimave – kurse mjekët shpresojnë që t’ia stabilizojnë çrregullimet dhe t’ia zgjasin jetën. Këtë verë ai do të shkojë edhe në një operacion për kyçet dhe këmbët, kështu që nuk do të kemi kënaqësinë t’i shohim videot e tij. A do të shërohet Keenan apo do të vdesĽ? Këtë nuk e dimë, por videot e tij do të jetojnë.
Njëra prej videove më të shikuara të Keenan