E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ky Kongres duhet të ishtë më ndryshe"

Ish-deputeti demokrat Aleksandër Biberaj deklaroi se duhet të ishte hapur një debat që kongresi të kishte rezultatin më të mirë të mundshëm. "Partia Demokratike ka bërë historinë në Shqipëri dhe përshëndes studentët e dhjetorit në radhë të parë", tha Biberaj. I pyetur nëse pret surpriza nga ky kongres ai tha se "do të jetë kongres feste por koncepti im është se duhet të ishte diçka më ndryshe. Të bëhej një analizë dhe të bëheshin edhe ndryshimet në statutin e PD". Biberaj tha se ka dorëzuar një projektstatut i cili ka në themel demokracinë e brendshme dhe parimin "një anëtar, një votë". "Në këtë formë respektohet anëtarësia dhe ky është një element i konsoliduar. Uroj që të përfshihet në statutin e ri. Kemi edhe ndarjen e mandateve si çështje që unë propozoj në paketën time. Drejtuesit kryesorë të partisë, përveç kryetarit nuk duhet të kenë mandate në qeveri", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›