E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky është futboll e jo tenis

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi ka shpjeguar pse e shkarkoi trajnerin Alberto Malesani duke e zëvendësuar me Pasquale Marinon.

Humbja e thellë 6-1 nga Napoli të mërkurën ishte vendimtare për fatin e Malesanit i cili u shkarkua nga detyra ndërsa në vend të tij u emërua Marino i cili nënshkroi kontratë me klubin deri në qershor 2013.

“Mund të them se më vjen keq por nuk mund të vazhdohet kështu. Ky është futboll e jo tenis, të shoh ekipin tim duke u turpëruar në atë mënyrë, u desh të marr vendim për largimin e Malesanit”, tha Preziosi për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›