Lindegaard synon portën e Man Utd-it

Portieri i Manchester Unitedit, Anders Lindegaard ka ritheksuar besimin e tij se mund të zëvendësojë David de Gean si numri 1 i ekipit.
Lindegaard, 27 vjeç, ka treguar aftësitë e tij sa herë që është thirrur në detyrë duke shfaqur disa paraqitje mbreslënëse përfshirë në fitoren 5-0 ndaj Fulhamit të mërkurën.
“Shpresoj të krijoj problem për menaxherin. Në 10 ndeshje askush nuk do të kujtoj asnjë nga pritjet, ata do të kujtojnë statistikat. Kam luajtur pesë ndeshje me radhë pa pranuar asnjë gol. Jam i lumtur me këtë”, tha ai për MUTV.