E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Vaart kthehet më 2012

Mesfushori i Tottenhamit, Rafael van der Vaart mund të qëndrojë jashtë fushës deri pas Vitit të Ri për shkak të një lëndimi në gju.

28 vjeçari ishte zëvendësuar në fund të pjesës së parë në barazimin 1-1 me Chelsean të martën.

I pyetur nëse holandezi do të mungojë për ndeshjet e fundit të këtij viti, menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp u përgjigj: “Po, duket ashtu”. Klubit londinez do t’i mungojë për “disa javë” edhe mesfushori tjetër Aaron Lennon për shkak të një dëmtimi që pësoi javën e kaluar kundër Sunderlandit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›