Ky është njeriu që ia ngre nervat më shumë Barak Obamës
Edhe gjashtë ditë dhe Shtetet e Bashkuara do zhyten në një krize financiare.
Për presidentin Barak Obama këto janë ditët më të vështira në detyrë. Duhet vendosur një kufi i ri për borxhin dhe duhen kryer shkurtime në buxhet. Pa republikanët, një gjë e tillë nuk është e mundur. Prej javësh gjërat nuk lëvizin përpara. Pas mungesës së konsensusit qëndron një njeri i vetëm.
Gover Norquist është për momentin kundërshtari më i ashpër i presidentit amerikan. Është thjesht një lobist.
Nga pena e tij ka dalë edhe manifesti i republikanëve: Nuk lejohet rritja e taksave me asnjë çmim!
275 senatorë e kongresmenë të Kongresit aktual e kanë nënshkruar pamfletin e tij. Vetëm 12 kanë refuzuar.
Prej 30 vitesh, kandidatëve republikanë u kërkohet të hedhin firmën. Ata që refuzojnë, përballen me zemërimin.
Një falimentim i shtetit nuk duket se i kërcënon ata.
Betimi ynë nuk do të thyhet, thotë Norquist.
Por kush është ky burrë, që po e çon SHBA-në drejt Armagedonn-it siç thotë vetë Obama?
Norquist është shefi i grupit të lobimit Americans for Tax Reform (Amerikanët për reformën e taksave).
Publicistja Arianna Huffington shkruan për të: Ai është princi i errësirës i lëvizjes kundër taksave. Një njeri që lëviz të gjithë fijet në Uashington, por që nuk zgjidhet kurrë.
Lobisti ia ka dalë që me kalimin e viteve ta forcojë grupimin e tij me kundërshtarë të abortit, të taksave dhe tregtarë armësh. Pushteti është shumë i madh. Ata nuk janë vetëm kundër rritjes së taksave, por edhe kundër çdo ndërhyrje të shtetit në ekonomi e në pronë private.
Norquist thotë se ka një qëllim: Dua që të zvogëloj aq shumë aparatin shtetëror, sa po të ishte e mundur do e mbysja atë në një vaskë.
Obama është i vetëdijshëm për fuqinë e këtij personi me syze nikeli. Ai e përmendi Norquist edhe në fjalimin e zjarrtë që mbajti në fillim të javës. Mirëqenia e amerikanëve të zakonshëm duhet të jetë më e rëndësishme për Kongresin se disa premtime që kanë nënshkruar në kohën kur ishin kandidatë, tha ai.