Ky gomar duhet të ketë parë filmin Shrek (FOTO)
Share
Ky gomar duhet të ketë parë filmin Shrek sepse ngjan shumë me personazhin e Gomarit.
Ai nuk ndalet së bëri fytyra komike, ndërsa fotografohet nga Mick Gallagher. Ai kaloi disa muaj që tu afrohej grupit të gomarëve, që jetojnë në zonën e mbrojtur Red Rock Canyon në Nevada, SHBA.
Këto nuk janë kafshë të zbutura dhe kontakti me to është i vështirë. Por kur më në fund Gallagher krijoi një lidhje me ta, njëri filloi të ngërdheshet. Ishte një moment i madh për mua si fotograf dhe thelloi akoma më shumë lidhjen time emocionale me këto krijesa të mrekullueshme, tha ai.



