E Diel, 1 Nëntor 2026

O shoku! Një i çuditshëm në mes të ligjvënësve (FOTO)

Share

Komediani britanik, Rusell Brand doli përpara ligjvënësve të vendit të tij me një veshje tipike për stilin e tij. 36 vjeçari kishte veshur një t-shirt pa mëngë, për të treguar krahun me tatuazhe, në qafë kishte disa varëse të rënda, në këmbë një palë çizme prej kauboji dhe kishte hedhur sipër një pallto treçerekëshe.

Ai ishte thirrur në një seancë dëgjimore përpara deputetëve për çështjen e varësisë ndaj drogave. Ai iu drejtohej deputetëve o shoku dhe tregoi se si kishte rënë në varësi ndaj drogës për shkak të vështirësive emocionale dhe psikologjike.

Një deputet i tha se seanca nuk është një shfaqje, por Brand iu përgjigj: Megjithatë si shfaqje e keni bërë gjithmonë.

Komediani tha se çështja e varësisë ndaj drogës duhet trajtuar si një problem mjekësor më shumë sesa si një çështje kriminale.

Ai shtoi se vdekja e Amy Winehouse duhet të zgjojë politikanët për të riparë politikat e qeverisë për drogën.

Ai tregoi betejën e tij për të tejkaluar varësinë ndaj drogës dhe tha se edhe shoqëria duhet të ndryshojë mënyrën se si i sheh të droguarit. Brand tha se mundësia për të blerë drogë do ekzistojë gjithmonë, por problemi është se si do i trajtojë shoqëria të droguarit. Ai tha se shoqëria mund ti ndihmojë ata të integrohen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›