E Diel, 1 Nëntor 2026

Ky, jo parlamenti që Shqipëria ka nevojë!

Ata nuk janë as shembulli që ne duhet të pasojme dhe as njerëzit që duhet të na përfajqësojnë. Në fakt ata duket sikur jane idhulli i krimineleve që e kanë prishur imazhin tonë në botë, mbase këta të fundit. Duket se nuk kemi qënë të aftë të mësojmë nga historia dhe as nga vuajtjet që kemi pësuar nga kjo e fundit. Kjo nuk është hera e pare dhe gjasat duken se nuk do të jetë as e fundit; mundësat dhe meshkujt shqiptarë nuk mënyrë tjetër për ti zgjidhur mosmarrveshjet e tyre vecse lojrave fizike. Në fakt pjesa argetuese e kësaj fatkeqësie perleshja fizike ne mes të parlamentit dhe në sy të të gjith botës. Ana tjetër e kësaj medlajeje është se një përqindje e madhe e popullsisë që jeton brenda territorit të republikës së Shqipërisë, akoma, sot në vitin 2006, e merr buken dhe ushqimet e tjeta të nevojshme me listë. Lind pyetja, sa nga këta parlamentarë e marrin bukën me liste, dhe sa nga këta posedojnë, makina, celularë, e të tjera orendi të paguara me lekët e taksapaguesit shqiptarë, dhe sa prej tyre zotërojnë vila nga njëri cep i Shqipërise në tjetrin. A më falni, ndoshta nuk duhet ti përmend të gjitha këto sepse nuk do me marrin në punë.Një gjë duket e vertetë, politikanët shqiptarë nuk flasin me njëri tjetrin që do të thotë se pjesa njerzore, ndjenja e tyre është kthyer në nja vegël rrobotike e kurdisur për të destabilizuar vendin për asgja; dhe kjo detyre duket një sipërmarrje e të gjitha opozitave shqiptare, të djeshmes e të sotshmes.
Komenti kryesor reagues që dëgjohet nga qytetarët Shqiptarë në mërgim është, TURP! është e pa vlefshme të shkruash, dhe të acarohesh, thjesht ta marrim me gaz, të qeshim, dhe të jetojmë këtu në mërgim, Shqipëria jo që ka harruar për ne, por për njerëzit që jetojnë brenda përbrenda saj. TURP!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›