Një treg idesh që na mungon
Tranzicioni që po kalon shoqëria shqiptare ka qenë i vështirë, midis të tjerave, jo vetëm nga ngadalësia e fluktuacionet e zhvillimit të ekonomisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, por edhe nga fakti se nuk u hartuan që në fillim në të gjitha fushat strategji apo politika të niveleve afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në ekonominë e tregut dhe në shtetin ligjor, gjë që do të bënte të mundur edhe kapërcimin e shpejtë të tij. Më konkretisht ishte e nevojshme që të ndërtohej, apo të modifikohej një model i përgjithshëm i zhvillimit të vendit, duke huazuar nga vende që kanë afri zhvillimi (historik, shoqëror, ekonomik, politik etj.). Ai do të ishte integral dhe do të përfshinte në kuadrin e një logjike të vetme strategjitë për secilën fushë. Dihet tashmë që një model i tillë as u ndërtua, dhe as u huazua i modifikuar nga vendet e tjera. Rruga që u ndoq ishte ajo e huazimeve pa një logjikë integruese të modeleve të pjesshme sipas fushave nga vendet e ndryshme. U krijua në këtë mënyrë spontanisht një model tërësor disi konglomerat, apo bashkim mekanik i pjesëve (modeleve të pjesshme) që nuk konvergonin me njera-tjetrën. Natyrisht që një model i tillë nuk do të ishte adekuat me një zhvillim të shpejtë të vendit drejt një shoqërie të bazuar në ekonominë e tregut dhe shtetin ligjor dhe, për këtë arsye, do ta pengonte këtë zhvillim duke e ngadalësuar atë. Njihen vështirësitë që po hasen për ta modifikuar dhe bërë sa më eficient këtë model dhe, në këtë kuadër, vijmë tek urtësia popullore që sugjeron që një fillim i mirë është gjysma e punës.
Pra, do të ishte më eficiente që një model i zhvillimit tërësor të shoqërisë shqiptare në rrugën e re të ishte paraqitur dhe zbatuar që në fillimet e fazës së tranzicionit. Ai do të përbënte një skicë-ide, apo projekt-ide që do të porositej sipas rregullave të ekonomisë së tregut. Mirëpo këtu do të ishte e nevojshme që paraprakisht shoqëria të njihte në mënyrë të institucionalizuar vlerën e ideve dhe, në tërësi të kapitalit intelektual, në formën e një tregu të ideve apo kapitalit intelektual. Kush e njeh historinë e zhvillimit të kapitalizmit në Europën perëndimore, e di që paraja ekzistonte që në qytetërimet e lashta skllavopronare dhe ato feudale. Por ajo në këto qytetërime koncentrohej e menaxhohej në kuadrin e institucionit të fajdes, skema e së cilës nuk përfshinte investimin e parave të mbledhura. Me një fjalë, nuk kishte kapital financiar. Po të bënim një farë paralelizmi me të, do të thonim se në shoqërinë e sotme shqiptare ka ide dhe mundësi intelektuale për prodhimin e tyre, por nuk ka treg, nuk ka kërkesë për to dhe nuk ka kërkesë për "investim" të tyre. Pra, atyre shoqëria e sotme shqiptare nuk u njeh një vlerë në përputhje me rregullat e ekonomisë së tregut. Dhe për këtë arsye ato nuk përbëjnë kapital intelektual. Që të mund të shndërrohen në të tilla nevojiten disa mekanizma socialë dhe ekonomikë. Kështu, përvec mekanizmit të vlerësimit të punës sipas sasisë dhe cilësisë dhe atij të menaxhimit të kohës së punës në nivel individual, grupi social dhe vendi, nevojitet edhe dicka specifike që të bëjë të mundur sa "koncentrimin" e ideve në trajtën e bankave të ideve, aq edhe dhënien atyre të një vlere sipas rregullave të ekonomisë së tregut. Një proces i realizimit të tyre do të ishte përshpejtuar mjaft në se në Shqipëri do të ekzistonin kompani të mëdha prodhuese, të cilat do të krijonin një treg real kërkese për ide (skicë-ide, projekte teknologjike, rekomandime të dala nga sondazhet për prodhimet e tyre etj.), treg që do të plotësonte tregjet financiare dhe të mallrave. Ndonëse tek ne ka disa filiale të kompanive të mëdha, në fakt një kërkesë të tillë nuk e shohim, gjë që mund të flasë ose për një konceptim jobashkëkohor të menaxhimit të tyre, ose që ato nuk kanë për objektiv të vërtetë shtimin në sasi dhe lloje të prodhimit, por diçka tjetër.
Realizimi i një tregu të qëndrueshëm dhe konkurrues të ideve do të kërkonte dhe reformat përkatëse në sistemin e shkollimit, sidomos në atë të lartë, ku edhe përgatiten krijuesit e tyre. Në arsimin e lartë diçka ka filluar të lëvizë në strukturë në përputhje me marrëveshjen e Bolonjës. Por janë të nevojshme ndryshime thelbësore në konceptimin e raportit midis formimit universitar dhe profilit të specialistit të ardhshëm sipas fushave përkatëse, që shpeshherë merret i cunguar dhe, sidomos, jodinamik. Ende në kurrikulat dhe programet e lëndëve në shumë degë jo të karakterit teknik vazhdon ndikimi i traditës së shkollës ruse të një farë akademizmi apo mungese të karakterit aplikativ të dijeve. Për më tepër, aktualisht strukturat shtetërore nuk po e nxitin në mënyrë institucionale punën shkencore në shkollat e larta. Në to pedagogët paguhen vetëm për mësimdhënien dhe nuk ka marzhe të konvertimit të punës shkencore në ngarkesë mësimore të pagueshme. Kuptohet që pagesat janë relativisht të ulëta, gjë që ka nxitur "rrjedhjen e trurit" këto vite të tranzicionit, duke krijuar një shkëputje të ndjeshme dhe të rrezikshme midis brezave të pedagogëve të kualifikuar.
Ngarkesa mësimore e pedagogëve konceptohet në frymën e idesë parmenidiane të një qënie unike, monolite e padiferencuar në sasi dhe cilësi lëndësh të zhvilluara. Si zhvillon shumë lëndë, apo vetëm një të tillë, ngarkesa është njëlloj 580 orë. Si jep një lëndë prej shumë vitesh, apo jep një lëndë të re, ngarkesa mbetet e njëjtë, 580 orë.
Nëse pedagogët e tejkalojnë ngarkesën mësimore, tejkalimi paguhet vetëm në një masë që varion sipas viteve nga 30 deri në 40%. Puna është bërë, por puna nuk paguhet! Kemi të bëjmë me një tip origjinal të kapitalizmit (Ja që e kemi të vështirë të heqim dorë nga kërkimi i të qenurit origjinalë!), sepse në një vend të vërtetë kapitalist, mbingarkesa jo vetëm që do të paguhej, por do të paguhej me koeficient të tipit progresiv. Ose le të marrim një rast tjetër. Ikin e vijnë ministrat e Arsimit dhe luhet me mundësinë për të përmirësuar disi të ardhurat e pedagogëve dhe fakulteteve nga fitimet e regjistrimeve në shkollat e larta. Një ministër e jep këtë mundësi dhe bën mirë, sepse përndryshe deklaratat për të frenuar "rrjedhjen e trurit" janë thjesht demagogji! Vijnë të tjerët dhe e heqin me justifikime burokratike. Pagat nuk i ngrenë se nuk i le FMN-ja, kurse burimet e tjera që lejohen prej saj shkojnë në thesin e shpuar qeveritar. Mos ndoshta duan ti shtyjnë shkollat e larta drejt formave të bujshme të protestave dhe bojkotimeve të mësimit?