E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaroti: Po kthehem në fillim të vitit 2007

Tenori i njohur italian Luçiano Pavaroti i cili para disa ditësh është operuar nga kanceri në pankreas, shfaqi shpresën se do të vazhdojë të këndojë në fillim të vitit të ardhshëm. Në intervistën për gazetën italiane "Stampa", pas daljes nga spitali i Nju-Jorkut në cilën u operua, këngëtari 70 vjeçar i operës theksoi se ndihet më mirë. "Dua ta përfundoj turneun të ndërprerë në Londër për shkak të sëmundjes sime. Por ende nuk mund ta caktoj datën e saktë sepse duhet t'i dëgjoj mjekët, por mendoj se mund t'i kthehem këndimit në fillim të vitit të ardhshëm", tha Pavaroti. Tenori italian gjatë 15 ditëve të ardhshme do të niset për në pushim në Itali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›