E Diel, 1 Nëntor 2026

Ky mund të jetë një fillim i ri

Fernando Torres e shënoi golin e qetësisë për Chelsean në barazimin 2:2 ndaj Barcelonës, i cili i mjaftoi ekipit londinez ta sigurojë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi spanjoll shpreson që ky të jetë rifillimi i tij në klubin londinez.

“Jam mjaft i lumtur. Kam zgjedhur unë të vij në Chelsea dhe sot është një ditë e rëndësishme për mua. Shpresoj të jetë një fillim i ri për mua. Tash kemi mundësi t’i fitojmë dy trofe, ndërsa më i rëndësishmi është ai i Championsit”, deklaroi sulmuesi spanjoll për uefa.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›