E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pique lirohet nga spitali

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është liruar nga spitali, pas përplasjes që e pati me bashkëlojtarin Victor Valdes dhe lojtarin kundërshtar Didier Drogba, gjatë ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseas, që u zhvillua të martën mbrëma.

Qendërmbrojtësi spanjoll ra në tokë dhe dukej se i kishte humbur ndjenjat, para se të transportohej në spital, ku e kaloi natën nën vëzhgim.

Mjekët kanë konstatuar se testet mjekësore kanë dhënë përgjigje të kënaqshme dhe se lojtari do të pushojë një javë para se t’i kthehet ekipit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›