E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranverë toksike

27-12-2011 / Nga Paul Krugman (Nju Jork Tajms)

Ja çka dua për Vit të ri: Diçka që do të na bëjë me të shëndetshëm dhe më të pasur. Meqë unë po shprehja një dëshirë, pse mos u kërkojmë edhe amerikaneve tё përpiqen qё tё bëhen pak mё tё zgjuar kёtё vit? Surprizë: Mua m’u plotësua dëshira, në formën e re  tё standardeve tё Agjencisë sё Mbrojtjes se Mjedisit; për merkurin dhe ajrin toksik për termocentralet. Këtyre rregullave u ka kaluar afati: Ne, supozohet tё  kishim filluar tё sistemonim merkurin qё para 20 vjetëve. Por rregullat me në fund janë këtu dhe do të sjellin përfitime të mëdha në një kosto modeste. Por, republikanët janë të zemëruar. Para se ti drejtohem politikës, le të flasim për atë gjë tё mirë qё sapo bёri E.P.A. Me aq sa di  edhe kundërshtarët e rregullimit të mjedisit pranojnë se merkuri është i rrezikshëm. Ai është një neuro-toksikant i  fuqishëm: Shprehja "i çmendur si një kapelabërës" u shfaq në shekullin e 19 sepse kapelebërësit e kohës, punuan materialin e  leshit  me kompozime merkuri dhe si rezultat pësuar dëme nervore dhe mendore. Kapelebërësit e kanё ndaluar përdorimin e merkurit (por kush përdor kapele nё  ditët e sotme?), një sasi e madhe  merkuri (zhive) hyn në atmosferë me djegien e qymyrit nga fabrikat e vjetra të energjisë, tё  cilave i mungon sistemi modern i kontrollit tё ndotjes. Nga aty shkon drejt e nё ujë, ku mikrobet kthehen në metil merkuri, i cili rritet tek peshqit . Dhe çfarë ndodh me vonё? E.P.A.shpjegon: "Ekspozimi ndaj Methyl merkurit (zhivës) është një shqetësim i madh, nё veçanti për gratë nё moshën e lindjes, foshnjave ende tё pa-lindura dhe fëmijëve tё vegjël; shkaku janë rezultatet e nxjerra nga  studimet, tё  cilat  lidhin  nivele të larta të metil merkuri, me dëmtimin e sistemin e zhvillimit nervor, i cili mund të pengojë aftësinë e fëmijëve për të menduar dhe të mësuar". Ky informacion na le tё kuptojmё se duhet tё ndryshojmë shumë gjëra, apo jo? Rregullat e reja do të ketë efektin e reduktimin tё ndotjes së grimcave, i cili është një burim i njohur i problemeve tё shumta shëndetësore, nga astma deri tek atakët e zemrës. Në fakt, përfitimet e reduktuara nё fushën e ndotjes janë përfitime tё arritura nga rregullat e reja. Fjala kyçe këtu është "sasia": Analiza kosto-përfitim e EPA-sё konsideron vetëm  një dobi (benefit) nga rregullorja e merkurit, ndalimi i reduktimit të pagave në të ardhmen, për fëmijët të cilët kanë dëmtuar IQ duke ngrënë peshk të kapur nё ujërat e ëmbla. Ka pa dyshim përfitime të tjera nё reduktimin e  e sasive tё merkurit , por në këtë pikë agjencia nuk e di si ti vlerësojë këto përfitime. Pavarësisht kësaj, fitimi nga rregullat e reja është tepër i madh: Deri në 90 miliardë $ përfitime në vit në krahasim me 10 miliardë $ kostosh nё vit, nё formën e çmimeve të energjisë elektrike. Kjo është, siç thotë edhe David Roberts, një çështje me rëndësi tё madhe dhe është një marrëveshje, tё cilën republikanët duan ta “vrasin”. Me gjithë këtë situatë tё vështirë qe po përshkon politikën e SHBA-ve kohët e fundit, kthesa e  radikaleve anti-mjedisor GOP nuk ka marrë vëmendjen që meriton. Por diçka e rëndësishme ka ndodhur në këtë front. Vetëm disa vjet më parë, dukej e  mundur  të ishe  një republikan dhe një ambjentalist serioz; gjatë fushatës së  vitit 2008 John McCain paralajmëroi për rrezikun e ngrohjes globale dhe  propozoi një sistemi “helmete” për tregtinë e emetimeve tё karbonit. Megjithatë, sot nuk duhet vetëm të shmangim çdo rregullore të re për mjedisin, por t’i kthehemi rregullores qё tashme posedojmë. Dhe nuk jam nuk jam duke e ekzagjeruar: gjatë “luftës” mbi  borxhin e madh, republikanët u përpoqën të tërhiqnin përfitues tё cilët, sipas Revistes Time, kanё kanë bllokuar EPA dhe Departamentin e Punëve të Brendshme, tё realizojnë punën e tyre. Meqë ra fjala, ju mund të keni dëgjuar raporte qё bëjnë tё ditur që Jon Huntsman është ndryshe. Dhe ai një here u shpreh se: "Ruajtja është konservatore. Unë nuk kam turp të jem një konservator "Nejse s’ka rëndësi: Ai, gjithashtu, ka qenë i asimiluar nga anti-ambjentalistёt Borg, duke denoncuar EPA si "Mbretërimi i rregullores së terrorit, "dhe duke parashikuar se rregullat e reja do të shkaktojnë një “blackout” gjatё verën sё ardhshme, e cila do të ishte një mashtrim, duke pasur parasysh se rregullat nuk do të kenё hyrё ende në fuqi. Në përgjithësi, kurdo qё dëgjoni parashikime tё tmerrshme, në lidhje me efektet e rregullores se ndotjes sё mjedisit, ju duhet të dini se  gjithmonë do të bëjë parashikime të tilla, qё dalin gjithmonë të gabuar. Për shembull, kompanitë e energjisë deklaruan se rregullat e shiut tё acidit do të ndërpresin furnizimin me energji elektrike dhe të çojë drejt normave tё larta ; konkretisht asnjë nga këto  parashikime nuk ka ndodhur  dhe shiu acidik është një  program, I cili  është bërë një shembull i shkëlqyer se si  ambjentalistet dhe rritja ekonomike mund të shkojnë dorë për dore. Por edhe një herё  mos u mërzitni : Opozita e pamend për rregulloren e  "vrasjes  sё  punëve" tashme është  pjesë e asaj që do të thotë të jesh  një republikan. Dhe unë duhet të pranoj se kjo sjellje me sjell humorin  : EPA  sapo ka bёrё një gjë shumë tё  mirë,  por nëse një republikan fiton zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ai ose ajo me siguri do të përpiqen për ta asgjësuar këtë pune tё mirё. Megjithatë, tani për tani të paktën, ata që kujdesen për shëndetin e qytetarëve të tyre dhe veçanërisht të fëmijëve të vendit, kanë diçka për të festuar.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›