Topalli Investimet ne shendetesi perparesi e qeverise

Investimet ne shendetesi perbejne nje nga zerat kryesore te buxhetit te shtetit. Keshtu theksoi dje Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjate ceremonise se perurimit te godines se re te Spitalit Psikiatrik Akut ne qytetin e Shkodres. Topalli shprehu kenaqesine per perurimin e ketij spitali te ri ne prag festash per te ofruar me shume ngrohtesi me shume siguri dhe kushte bashkekohore atyre qe kane nevoje ne momente te veshtira. Asgje me te rendesishme nuk ka sesa shendeti jeta eshte cdo gje qe ne kemi Midis kushteve te veshtira qe kane qene me perpara ne sherbim te shendetit mendor ne sot ofrojme kushte moderne permes nje investimi te qeverise qe ka vleren rreth 1 milion dollare dhe qe eshte i pajisur dhe do te pajiset edhe ne te ardhmen me mjetet qe i sherbejne atyre qe kane probleme shendetesore - tha Kryetarja e Kuvendit. Ajo shtoi se investimet e bera nga qeveria ne mbeshtetje te kujdesit shendetesor ndersa theksoi se financimet dhe projektet per kete sistem jane nder zerat kryesore ne buxhetin e shtetit. Pa dyshim qe na dridhet zemra kur dikush na semuret ne shtepi kur eshte femije i rritur prind apo njeriu i zemres prandaj investimet qe qeveria Berisha ben ne sistemin e shendetesise jane nje investim qe ka nje nder zerat prioritare ne buxhetin e shtetit - vijoi Kryeparlamentarja. Topalli me tej mori pjese edhe ne perurimin e instalimit te aparatit skaner ne spitalin rajonal te Shkodres. Ky projekt vjen mes nje marreveshjeje te nenshkruar nga qeveria austriake dhe qeveria shqiptare e miratuar tashme nga Kuvendi i Shqiperise dhe parashikon instalimin e 6 skanereve dhe 3 rezonancave ne spitalet rajonale ne te gjithe vendin. Kryetarja e Kuvendit tha se me ane te ketyre aparaturave plotesohet edhe nje angazhim i saj personal ne nxitjen e grave qe te bejne paptestin dhe mamografine. Me ane te kontrollit mund te parandalojme semundjet qe ne dukje duken fatale por qe ne fakt mund te kthehen ne te kurueshme. Keshtu shpetojme jeten dhe e bejne me te larte cilesine e saj familjes duke mos sjelle preokupime halle dhe shqetesime edhe femijeve bashkeshorteve apo te dashurve te tyre. Une shfrytezoj kete rast tju bej thirrje juve qe jeni ne kontakt me te semuret me familjaret te ftoni nenat motrat dhe grate e qarkut te Shkodres qe me vendosjen e skanerit te ri te bejne kujdes per te bere kontrollin e duhur qe eshte i nevojshem te behet ne krye te disa muajve apo ne krye te vitit - tha ajo. Nje falenderim te vecante Kryetarja e Kuvendit e shprehu per ekipet mjekesore jo vetem te spitalit te Shkodres por edhe gjithe Shqiperise per rolin e tyre si misionar ne cdo moment 24 ore ne 24 duke ofruar perkujdesje per ata qe kane nevoje. Spitali Psikiatrik Akut ne qytetin e Shkodres nje investim me nje vlere prej 1 milion dollaresh do te mundesoje akomodimin dhe permiresimin e kushteve me standarde bashkekohore te pacienteve qe aktualisht ndodhen ne sherbimin psikiatrik te Shkodres. Ndertesa e spitalit financim i Ministrise se Shendetesise eshte me dy kate dhe sherben per 35 te semure.