E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi pendohet Do te rikandidoj per President

Presidenti i Republikes Bamir Topi ndryshon kursin. Brenda javes Topi ka dhene dy qendrime te ndryshme ne lidhje me rikandidimin. Dje ka ndryshuar pozicion duke pohuar se do te rikandidoje per postin e kreut te shtetit fakt te cilin e kishte hedhur poshte vetem 4 dite me pare ne nje takim me gazetaret. Gjate nje vizite ne qytetin e Durresit ai deklaroi se do te jete serish ne gare nese presidenti zgjidhet nga popullit. Deklarata e tij vjen pas asaj te Kryeministrit Sali Berisha bere ne nje interviste televizive ku pohoi se kreu i shtetit bashke me nenkryetarin e KLD-se e kane kthyer institucionin e Presidences ne nje particke sharlatanesh.

Deklarata e Presidentit

Presidenti Bamir Topi ndryshon qendrim per garen presidenciale duke vijuar replikat ne distance me Kryeministrin Sali Berisha. Gjate nje vizite ne qytetin e Durresit kreu i shtetit pohoi se do te behet pjese e gares elektorale edhe pse 4 dite me pare kishte deklaruar terheqjen. Une e kam thene qe nuk do te rikandidoj. Vetem nese do te kete ndryshime kushtetuese qe zor se do te ndodhin pasi politikanet i druhen verdiktit popullor une do jem ne gare - theksoi Topi. Presidenti reagoi edhe per akuzat e shefit te qeverise i cili ne nje interviste televizive akuzoi kreun e shtetit se ka kthyer Presidencen ne particke duke ndermarre nje sere veprimesh qe binin ne kundershtim dhe ishin te papajtueshme me partine. Presidenca nuk eshte nje apendiks politik. Pavaresisht nga sa thuhet une jam e do te jem ne detyren time kushtetuese deri ne minuten e fundit. Presidenti ushtron detyren e tij dhe nuk jam aspak pjese e ndonje partie. Ju mos merrni e perifrazoni vullnetet e te tjereve ata qe kane frike per te ardhmen eshte e tyre nuk kam faj une nese kthehem ne obsesion te te tjereve - theksoi Topi. Ne nje interviste televizive Berisha e konsideroi te vonuar deklaraten e Presidentit Topi per mosrikandidim.

Ajo vjen pas dy javesh ku u bera te qarte shqiptareve se ai nuk do te jete me President. Kjo deklarate do ishte me mire te vinte tri jave me pare por si i thone me mire vone se kurre. Z. Topi gjate Presidences se tij ka ndermarre nje seri aktesh do te thosha te papajtueshme me programin e PD-se. Ka shkelur disa nga parimet e medha programore te saj dhe faktikisht po dekonstitucionalizon institucionin e Presidences duke e shnderruar ne seline e nje particke te vogel - theksoi Berisha.

Per sa i perket reformes ne drejtesi Presidenti u shpreh se ajo nuk eshte penguar prej tij por nga mungesa e iniciatives se Parlamentit per ta realizuar kete reforme. Ajo qe akuzohet sot jo vetem nga qytetaret shqiptare por edhe nga partneret nderkombetare eshte mungesa per nje kohe te gjate e bashkepunimit politik sidomos ne Parlament per realizimin e reformave te domosdoshme qe jane edhe ne funksion te gjyqesorit. Gjithcka tjeter ka qene sipas Kushtetutes dhe ligjeve - u shpreh Presidenti. Presidenti i Republikes ka zhvilluar nje takim me kryetarin e Bashkise se Durresit Vangjush Dako ndersa me pas ne pallatin e kultures eshte zhvilluar nje ceremoni e dorezimit te titujve per aktoret dhe sportistet e qytetit. Me vone Presidenti ka zhvilluar edhe nje vizite ne Shtepine e Foshnjes ne Shkozet. Po dje Presidenti ishte dhe ne Kavaje ku zhvilloi nje takim me kryebashkiakun Elvis Roshi dhe me pas me te moshuarit e ketij qyteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›