E Diel, 1 Nëntor 2026

Kyebashkiaku italian i kërkon falje të atit të 15-vjeçarit shqiptar

10/03/2010 Për tonet raciste në fushën e lojës

Dy kryebashkiakë italianë janë bërë protagonistë të dy ngjarjeve që kishin në epiqendër shqiptarët. Kështu, bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, ku në të parin kryebashkiaku i Foligno-s, Nando Mismeti, i telefonoi të atit të një 15-vjeçari shqiptar, duke i kërkuar ndjesë. Në fakt bëhej fjalë për një ngjarje të shëmtuar kur tifozët kanë thirrur fraza raciste gjatë kohës kur 15-vjeçari luante futboll me shokët. “Kjo është një ngjarje e izoluar dhe e papranueshme për komunitetin ku jetojmë. Racizmi nuk ka vend në komunitetin tonë dhe ju kërkoj ndjesë për shqetësimin”,-mësohet të ketë thënë kryebashkiaku Mismeti, teksa mediat italiane shkruajnë se i ati i adoleshentit ishte ndier i prekur nga kjo telefonatë dhe e falënderoi kryebashkiakun. Raste të tilla racizmi për shqiptarët janë të shpeshta, ndonëse masat e palës italiane kanë qenë të menjëhershme dhe organet kompetente i kanë dënuar këto akte. Ndërsa episodi tjetër ka të bëjë me binjakëzimin e dy bashkive, ajo Maceratës në Itali me atë të Kamzës. Kështu u zyrtarizua binjakëzimi para pak ditësh, teksa ishin të pranishëm kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Ziu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›