E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kylie Minogue e lumtur me shtimin e peshës

Kylie Minogue thotë që ka qenë “shumë e dobët” para se t’i nënshtrohej kimioterapisë. Këngëtarja australiane, e cila është diagnostikuar me kancer të gjirit në vitin 2005, tha se është e lumtur me shtimin e peshës që e ka përjetuar pas luftimit të sëmundjes.
“Ka qenë vështirë, por mendoj që trupi im në shumë aspekte ndjehet më mirë me peshë më të madhe,” tha ajo.
“Kur shikoj disa fotografi të së kaluarës, mendoj ‘sa e hollë, dhe nuk duket bukur’”.
“Tani çdo gjë ka ndryshuar. Jam duke iu rikthyer gjendjes normale, çfarëdo që nënkuptohet me gjendjen normale. Gjendja e re normale.”
Kylie, e cila për momentin është në lidhje me modelin tërheqës spanjoll Andres Velencoso, në kohë të fundit ka deklaruar se këngët e saj janë edhe më seksi se ajo.
“Jam e bindur që shumë çifte janë bërë bashkë derisa kanë dëgjuar muzikën time”, tha ajo. “Por unë nuk jam hyjneshë e dashurisë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›