Obama fton Netanyahun për bisedime
Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka ftuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu për të zhvilluar nesër në Shtëpinë e Bardhë një bisedë për procesin e paqes në Lindjen e Afërt.
Sipas të dhënave izraelite, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara George Mitchell, i dorëzoi në Jerusalem Netanyahut ftesën nga Obama për të vizituar Washingtonin.
Gjatë një takimi të kabinetit qeveritar Netanyahu theksoi se qeveria e tij, pavarësisht kritikave ndërkombëtare, do të vazhdojë ndërtimin e banesave në pjesën lindore arabe të Jerusalemit. Për këtë vendim ai ka njoftuar edhe zyrtarët amerikanë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon gjatë një vizite në Rripin e Gazës, kërkoi dhënien fund të bllokadës izraelite në territorin palestinez që sundohet nga organizata radikale islamike Hamasi.
Bllokada në Rripin bregdetar do të thotë vuajtje për popullsinë civile dhe forcim për ekstremistët, tha Ban.