LDD: Njohja nga Arabia, u bën falë miqve ndërkombëtar
Prishtinë - Lidhja Demokratike e Dardanisë e ka vlerësuar si përpjekje të miqve ndërkombëtar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Arabia Saudite. “Kjo njohje nuk vjen, në mënyrë absolute, si rezultat i punës së Ministrisë së Jashtme, Presidencës apo Qeverisë së Kosovës, por falë ndihmës së fuqishme të miqve ndërkombëtar të cilët po vazhdojnë lobimin e tyre në favor të Republikës së Kosovës”-thuhet në një komunikatë nga kjo parti.
Në vazhdim të takimit, kryesia e LDD-së dhe përfaqësuesit e degëve të saj, vlerësuan lartë organizimin e shënimit të përvjetorit të dytë të Forumit Rinorë të LDD-së, me ç’rast edhe njëherë u dëshmua fuqishëm forca e rritur e LDD-së.