Trupat rumune do të qëndrojnë në Kosovë
Bruksel -Ushtarët rumunë do të mbesin në Kosovë dhe në Afganistan deri në fund të mandatit të NATO-s, ka deklaruar sot presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku. Në takimin lamtumirës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO s, Jap de Hop Skefer, Basesku ka thënë se Rumania do të dërgojë në Afganistan edhe 150 ushtarë. Basesku e Skefer kanë biseduar sot për nevojën e zgjerimit të NATO s në Ballkanin Perëndimor, për mbrojtjen antiraktore, misionet dhe konceptin e ri të sigurisë së Aleancës.