E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDD: Tashmë unike

Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) ka reaguar sot lidhur me deklaratat per kalimin e disa anëtarëve nga degët e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në nje njoftimte LDD-së thuhet se në mbledhjen e sotme të Kryesisë të udhëhequr nga kryetari Nexhat Daci, u konfirmua se kjo parti qëndron më unike se kurrë dhe se spekulime të tilla nuk mund ta lëkundin stabilitetin e saj.

Më tej në deklaratë thuhet se kryesia e LDD-së, në takimin e rregullt të saj, përveç te tjerash ka diskutuar edhe për aktualitetin politik në vend, si dhe për aktivitetin e Kryesisë së LDD-së, tashmë në prag të përsëritjes së procesit zgjedhor në tri komuna në tërësi, dhe në dy komuna, në dy qendra votimi.
Dje kryetari i të gjitha degëve të LDD-së të Prishtinë, Musli Mehaj ka bërë të ditur se, anëtarët e LDD-së në Prishtinës, me dëshirë kanë vendosur që t`i bashkohen Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›