E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet kapiteni i “USS Enterprise”

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 15:07

Flota detare e Shteteve të Bashkuara e ka shkarkuar kapitenin e luftanijes amerikane, për shkak të përfshirjes së tij në prodhimin e një videoje kundërthënëse.

Zyrtarët thanë se kapiteni, Owen Honors, u lirua nga detyra si komandant i aeroplanmbajtëses bërthamore “USS Enterprise” dhe u caktua në detyrë administrative.

Zyrtarët thanë se Honors e kishte kryer “pa incident” detyrën e kapitenit të luftanijes, por kishte treguar gjykim të dobët me përzierjen e tij në videon ku shfaqeshin pamje neveritëse, në të cilat përqesheshin homoseksualët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›