SHBA Xhon Bejner zotohet per ti dhene fund rutines se deritashme ne Uashington

Te dy dhomat e Kongresit amerikan u mblodhen dje ne Uashington per betimin e anetareve te tyre. Republikanet kane tani shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve dhe nje numer me te madh senatoresh megjithese shumicen e perbejne perseri demokratet nje konfigurim i legjislatures amerikane qe premton se do te ndyshoje rrjedhen e zhvillimeve ne Kongres. Korrespondentja e Zerit te Amerikes Sindi Shejn na sjell hollesi per zhvillimet e djeshme para se te fillojne betejat e zjarrta legjislative.
Dhoma e re e Perfaqesuesve e kontrolluar nga republikanet zgjodhi Xhon Bojner si kryetar te saj duke zevendesuar keshtu kryetaren demokrate Nenci Pellosi m e 241 vota pro dhe 173 kunder. 19 kongresiste votuan per ligjvenes te tjere ose abstenuan. Zyrtarja e administrimit te votave Lorein Miller njoftoi rezultatin.
I nderuari Xhon Bojner nga shteti i Ohajos ka marre shumicen e votave dhe zgjidhet keshtu Kryetar i Dhomes se Perfaqesuesve te legjislatures 112 te Kongresit.
Nenci Pellosi ishte gruaja e pare te mbajti postin e Kryetares se Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit ne historine e Shteteve te Bashkuara. Kryetarja e pakices ne Dhome i pasoi cekicin e drunjte zotit Bojner.
Dhe tani angazhohemi per simbolin e forte te demokracise amerikane shkembimin paqesor dhe me respekt te pushtetit. I kaloj tani cekicin i cili eshte me i madh se shumica e cekiceve ketu por cekici i zgjedhjes se zotit Kryetar Bojner. I dorezoj tani cekicin dhe besimin e shenjte qe e shoqeron ate Kryetarit te ri. Zoti te bekofte Kryetar Bojner.
Dhoma e Perfaqesuesve ishte e mbushut me anetaret e zgjedhur rishataz ne Kongres te shoqeruar ne diten e tyre te pare nga bashkeshortet femijet niperit dhe mbesat si dhe te aferm te tjere. Kryetari i ri Bojner pershendeti te shoqen dy vajzat dhe 10 nga 11 motrat dhe vellezerit e tij te cilet ndodheshin ne salle. Ai u perlot kur mbajti fjalimin e pare si Kryetar i Dhomes se Perfaqesuesve.
Populli amerikan na ka besuar kete detyre te respektuar. Ai na kujton se sa te perkoheshme jane privilegjet per te sherbyer. Ai na kujton se gjitheka ketu eshte detyrimi jone ndaj tij. Mes tyre edhe ky cekic te cilin e pranoj me gezim dhe mirenjohje duke qene i ndergjegjshem se nuk jame gje tjeter vecse kujdestari i tij. Mbi te gjitha kjo eshte Dhoma e Popullit.
Republikanet fituan ne zgjedhjet e mesmandatit presidencial ne nentor ne gjithe vendin gje qe solli ndarjen e qeverise ne Uashington. Kryetari Bojner tha se votuesit shprehen qarte mesazhin se nuk jane te kenaqur me gjendjen e vendit.
Ne jemi mbledhur sot ketu ne nje kohe sfidash te medha. Rreth nje ne dhjete fqinjet tane eshte ne kerkim te punes. Kostoja e kujdesit shendetesor eshte ne rritje per familjet dhe bizneset e vogla. Shpenzimet jane teper te medha dhe shume shpejt borxhi qe kemi to te eklipsoje gjithe ekonomine tone. Legjislatures se 112 do ti duhet te punoje shume dhe te marre vendime te veshtira. Nuk mund te vazhdojme me keshtu. Populli votoi per ti dhene fund rutines se deritanishme dhe sot ne fillojme te vene ne jete udhezimet e tij.
Por bojner dhe Pellosi u zotuan se do te bashkepunojne duke i kapercyer linjat partiake kurdohere qe te jete e mundur. Por shume nga ligjvenesit e rinj ne Dhomen e Perfaqesuesve dhe ne Senat jane republikane me qendrime strikte fiskale qe mbeshteten nga aktiviste te levizjes Tea Party te cilet mbeshtesin nje rol shume te kufizuar te qeverise dhe uljen e taksave dhe si te tille mund te jene teper te rezervuar te bejne kompromis me demokratet.
Nje nga ceshtjet kryesore ne rendin e dites te Dhomes se Perfaqesuesve eshte shkurtimi i shpenzimeve qeveritare duke filluar me buxhtin e asaj vete. Republikanet kane thene se do te votjne javen e ardheshme per prapesimin e reformes se kujdesit shendetesor te nenshkruar nga Presidenti Obama. Kjo perpjekje ka te ngjate te mos kete sukses pasi demokratet ende kane shumicen ne Senat.
Ne Senat kryetari i shumices demokrate Heri Rid tha se do te vazhdoje me kembengulje zbatimin e synimit te Presidentit Obama per krijimin e vendeve te punes dhe per forcimin e bazave ekonomike. Por edhe zoti Rid do te ndeshe ne kundershtime te forta nga pakica e forcuar republikane ne Senat.