Tiranë, plagoset me armë nipi i Adil Çarçanit
Plagoset me armë nipi i ish-kryeministrit Adil Çarçani. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në zonë e ish-bllokut në një lokal në afërsi të fakultetit Juridik në Tiranë.
Sipas policisë së kryeqytetit mësohet se tre shokët Besnik Dabulla, djali i deputetes së PS, Arta Dade, Shkëlzen Hoxha, nipi i Enver Hoxhës si dhe Endrit Lufi, nipi i ish kryemistrit Adil Çarçani ka qenë së bashku dhe sipas policisë pakujdesia e mbajtjes së armës së tipit pistolet ka plagosur edhe nipin e Çarçanit.
Ngjarja e cila ka ndodhur në lokalin e Dabullës, është shoqëruar me ardhjen e punonjësve të policisë së Tiranës të cilët kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe dërgimin në spitalin Ushtarak të Tiranës të Endri Lufit, i cili ka marrë plagë të lehta.
Ndërkohë që sipas burimeve nga policia është arrestuar edhe Besnik Dabulla për armëbajtje pa leje, ndërsa Shkëlzen Hoxha është shoqëruar si dëshmitar i kësaj ngjarjeje.
Ndërsa pritet që të merret dhe dëshmia e të plagosurit për të sqaruar të gjithë këtë ngjarje, nëse ka qenë aksidentale apo një tjetër motiv.