Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Robert Gibbs do te largohet nga posti

Zedhenesi i presidentit amerikan Barak Obama tha se ai do largohet nga detyra nje nga ndryshimet e fundit qe ka kaluar administrata e presidentit Obama para se te filloje punen me kongresin e ri.
Sekretari i shtypit Robert Gibbs do te largohet nga posti ne fillim te muajit te ardhshem. Emri i pasuesit te tij nuk eshte bere publik. Ai pritet te vazhdoje te keshilloje Shtepine e Bardhe nga jashte.
Ne nje deklarate presidenti Obama tha se gjate gjashte viteve te fundit zoti Gibbs ka qene mik i ngushte nje nga keshillaret e tij me te afert dhe nje mbrojtes efikas ne shtyp rreth punes se administrates. Zoti Obama tha se ndryshimi sjell disa sfida dhe mundesi per Shtepine e Bardhe por nuk e ndryshon rolin e rendesishem qe zoti Gibbs do te vazhdoje te luaje per Shtepine e Bardhe.
Presidenti pritet te riorganizoje stafin e tij nderkohe qe pergatitet per tu rizgjedhur ne postin e presidentit ne zgjedhjet e vitit 2012. Keshilltari i larte politik David Axelrod do te shkoje ne ikago per te udhehequr perpjekjet per rizgjedhjen e presidentit nderkohe qe menaxheri i fushates presidenciale te zotit Obama David Plouffw pritet ti bashkohet ekipit te Shtepise se Bardhe.
Sipas nje agjencie amerikane lajmesh presidenti Obama po shqyrton emerimin e William Daley ne postin e shefit te stafit ne Shtepine e Bardhe. Zoti Daley ka qene sekretar i departamentit te tregetise ne administraten e ish presidentit Bill Clinton dhe eshte vellau i kryetarit te Bashkise se ikagos Richard Delay.
Presidenti Obama gjithashtu pritet te beje publik emrin e zevendesuesit te Larry Summers i cili ka kryesuar keshillin e keshilltareve ekonomike.