E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra, e pakënaqur me dëmshpërblimin

Përllogaritja e dëmeve nga qarku i Shkodrës, kundërshtohet ashpër nga banorët e lagjeve periferike të qytetit. Shuma prej 1 mijë eurosh, për çdo familje konsiderohet si absurde nga banoret e "Livadës". Sipas tyre, pjesa më e madhe e shtëpive, kanë pësuar dëme që shkojnë minimumi në 5 mijë euro. Shumë prej banorëve të prekur nga përmbytjet në qytetin e Shkodrës nuk janë rikthyer ende në shtëpi, pasi çdo gjë brenda tyre është shkatërruar. Pakënaqësi për

procesin e verifikimit ka edhe në fshatrat e Shkodrës sidomos në zonën e Velipojës ku tokat e mbjella janë ende të mbuluara nga uji që shkon mbi një metër lartësi. Nëse Qarku nuk i dëmshpërblen sipas dëmit real, banorët kërcënojnë me nisjen e protestave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›