E Diel, 1 Nëntor 2026

Robert Budina: Skandali i varrezave të Kosinës, jetësohet në Ballkan Pazar

Producenti rrëfen mbi filmin, me motiv historinë e varrezave në Kosinë të Përmetit

Skandali i shumëpërfolur i zhvarrimeve në Kosinë të Përmetit që doli në pah disa vite më parë, është motivi i filmit Ballkan Pazar i regjisorit Edmond Budina dhe producent Robert Budia. Filmi i zhanrit komedi, një bashkëproduksion italo-shqiptar ka përfunduar xhirimet. Filmi vjen si produksion i shtëpisë filmike "Era Film". Në një intervistë dhënë për gazetën SOT

producenti Robert Budina tregon se filmi nuk mban qëndrim. Ai tallet me mënyrën se si tirren historitë dhe në qendër janë dy personazhe të huaj. Producenti tregon se aktorët e filmit vijnë nga vende të ndryshme dhe të gjithë sëbashku krijojnë një harmoni në këtë prodhim kinematografik. Kështu, pjesë e tij janë Veronica Gentili nga Italia, Catherine Wilkening nga Franca, Visar Vishka nga Maqedonia, nga Greqia kanë ardhur Laert Vasili, Nikolla Llambri, Karafil Shena, nga Shqipëria Erand Sojli, Valentina Xhezo, Marko Bitrarku etj. Filmi është xhiruar në Kishën e vjetër të Labovës së Kryqit e quajtur si Kisha e Shën Mërisë, që ndodhet në Labovën e Poshtme në Gjirokastër, një nga monumentet më të veçantë që mendohet se daton në shekullin e XIII. Ky vend, Kryqi i Shenjtë i të cilit u vodh në vitin 1989, ishte sipas stafit realizues të filmit, vendi më i përshtatshëm për këtë film. Filmi pritet të vijë premierë në muajin maj për publikun.


-Çfarë mund të na thoni për filmin tuaj më të fundit?
Ne mbaruam xhirimet në një kohë rekord brenda afateve që ne kishim përcaktuar, pasi çdo shpenzim i tepërt e bën të pamundur realizmin e filmit. Kështu që ky ishte një sukses për ne që realizuam filmin Ballkan Pazar i cili më parë titullohej Vallja e flamujve, brenda afateve që ne kishim përcaktuar. Në botë ka dhe çmime për produksionin, gjë në që në vendin tonë kjo nuk aplikohet, pra janë çmime për ato produksione, që në pak kohë bëjnë gjëra të mëdha dhe me pak shpenzime. Ne tani jemi në fazën e pasprodhimit dhe ka mbaruar montazhi, ndërkohë që ka ndërruar titull, ku nga Vallja e flamujve është bërë Ballkan Pazar.

-Pse e ndryshuat titullin?
 Në vende të ndryshme mund të ketë tituj të ndryshëm, p.sh në Shqipëri mund të mbajë titullin Vallja e flamujve, por për një titull, i cili është shumë larg temave të nacionalizmit, ashtu si është publiku i Evropës së Veriut apo dhe i Amerikës së Veriut, që nuk i kanë të qenësishme këto tema mund të mos jetë një titull atraktiv Vallja e flamujve, ndërkohë që për Shqipërinë dhe Ballkanin ky titull mund të flasë shumë, ndërkohë që fjala Ballkan Pazar shpreh diçka, shumë më hapur seç mund ta shprehi Vallja e flamujve. Kjo ishte një nga arsyet që u bë ky ndryshim. Mbaroi montazhi i filmit dhe është parë nga produksione shpërndarës, që janë të interesuar për këtë film. Pasi të mbarojnë këto procese që i duhen filmit ai do të kalojë në xhirimin në dixhitalb 35 mm për tu shfaqur në festivale të ndryshme, gjatë udhëtimit të tij. Në fakt besoj që edhe 2-3 vjet do të jetë me 35 milimetër, pasi sot ky po bie dhe dixhitali po xhiron me të njëjtën cilësi. Nuk ka nevojë që të marrësh të gjithë atë pelikulë dhe ta vësh atje për ta shfaqur në publik. P.sh në Lokarno është një sallë me 12 mijë vende, ku projeksioni është në dixhital nuk është në film dhe ka një cilësi të jashtëzakonshme. Shpresoj që brenda muajit shkurt filmi duhet të mbarojë i tëri, që ne të kemi kohë për të aplikuar në Kanë, ndërkohë që ne na e kërkuan filmin në festivalin e Berlinit, por ne nuk kishim kohë për ta çuar, megjithëse ne u nxituam, por sërish nuk po arrinim në kohë. Megjithatë ne e çuam dy muaj më pas, por ndërkohë që ata i  kishin përzgjedhur filmat. Por një nga seleksionuesit, që janë katër për Europën JugLindore, ai na çoi një recension shumë pozitive. Aty thotë që është një film i bërë me shumë zotësi, për të shprehur një temë shumë të nxehtë si kjo që trajtohet në film, që është ajo e dhimbjes dhe e vdekjes. Në atë kritikë ai shkruante se është trajtuar me shumë zotësi tema e vuajtjes dhe e vdekjes, që është një temë e nxehtë për Ballkanin.

-Çfarë sjell Ballkan Pazar, cila është historia që vjen në këtë film?
 Ngjarja ka një lidhje me atë që ndodhi para disa vitesh në Kosinë të Përmetit, ku u zhvarrosën eshtrat e të vdekurve për tu shitur si ushtarë grekë, ndërkohë që ishin eshtrat e fshatarëve. Në fakt kjo është vetëm spunto për të treguar një ngjarje, por në thelb janë nacionalizmat e tepruara dhe filmi i vë në lojë këto nacionalizma. Janë shqiptarë që për arsye të ndryshme shesin eshtrat e tyre, u shesin pak histori grekëve atyre që kanë mundësi që ta blejnë këtë histori. Në qendër të kësaj historie gjenden dy personazhe të huaja, të cilat rastësisht iu humbin eshtrat e babait që duhet të transportohen nga Italia në Francë dhe gabimisht këtu merr flakë dhe historia, se si këto dy të huaja mbeten në çarkun e pazarllëqeve Ballkanas. Në përgjithësi kur ne na vijnë të huajt ne i shohim si arbitra dhe ata mbajnë një qëndrim. Ne kemi një kompleks në mënyrën se si i trajtojmë, por ata janë njerëz si ne dhe ata kur bien në pozita të çuditshme marrin të qëndrimet e tyre shumë subjektive. Kjo është pak a shumë historia e filmit dhe natyrisht që brenda ndodhin disa ngjarje të tjera, ku ka dhe një dashuri. Nënë e bijë bien në dashuri, njëra me një shqiptar dhe tjetra me një grek, dhe bëhen këto përplasjet e mentaliteteve. Ato që janë fare të pamanipuluara bien pre manipulimit Ballkanas. Ka një fund që të bën të mendosh për këto historira, ku ne sa më shumë duam të integrohemi, aq më shumë futemi në një familje të madhe, aq më në pah dalin të veçantat e çdo populli, aq më tepër që po të shohësh politikën e Ballkanit ka shumë të meta dhe sot e kësaj dite. Filmi ka shumë veprim dhe ka një ritëm amerikan në mënyrën se si është trajtuar. Ka veprim dhe historia ecën dhe ka shumë surpriza gjatë filmit.

-E ndërkohë kur mund të jetë premiera në Shqipëri?
Për mendim tim suksesin filmi do ta ketë me publikun shqiptar, grek, në Ballkan. Jam i sigurt që kjo do të godasë dhe besoj se nga fillimi i muajit maj, ose brenda muajit maj do të vijë për publikun premierë.

-Cilët janë aktorët që do ta përcjellin këtë histori?
Aktorët janë pjesë e ngjarjes, dhe vijnë rreth kësaj vorbulle. Nuk është lloji i filmit me temë psikologjike, ku ti përqendrohesh në një personazh dhe ai e shpreh. Është një ngjarje e çuditshme sa të gjithë bashkë përbëjnë filmin. Aktor shqiptar është vetë regjisori në rolin e priftit Edmond Budina, është Laert Vasili, Karafil Shena, Artan Islami, Erand Sojli, që ka bërë një gjë ndryshe, pasi vetë karakteri i tij ia lejon këtë. Nga aktorët shqiptarë roli i Erandit është nga më të rëndësishmit, rolin kryesor të pjesës shqiptare e ka një shqiptar nga Maqedonia që quhet Visar Vishka, në rolin e një gazetari, i cili zbulon këtë skandal që ka ndodhur, por është dhe kasti i huaj, që është një regjisore Catherine Wilkening, e cila është një aktore e nivelit të dytë në Francë, e njohur, por është dhe  Veronica Gentili, një aktore e re italiane, e cila ka bërë disa filma dhe ajo që duket qartë në film është që janë aktorë shumë të mirë. Ata nuk çalojnë dhe të gjithë sëbashku bëjnë një harmoni.

-Si e keni parë zhvillimin e kinematografisë gjatë këtyre viteve?
Unë do të thosha gjatë këtyre 13 viteve, pasi në vitin 1997 kinemaja shqiptare pavarësisht se mori fund, vazhdoi të funksiononte me atë formë ashtu si kishte funksionuar në parë, derisa erdhi një degradim në Kinostudio, ku ambientet filluan të ndaheshin me qera. Ato filma që u nisën që para viteve 90 përfunduan që në vitin 92-93 dhe më pas kaloi në kolaps. U desh që ai ligj i asaj kohe të ndërrohej dhe të përshtatej me kushtet e reja, sepse në kohën e diktaturës filmi ishte propagandë dhe ai paguante pafundësisht për këtë. Kur erdhën kohët e reja, në kushtet kur ti duhet të prodhosh me pak lekë, në kushtet kur u

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›