Lotari për tu martuar me miliarderë
18 miliarderë në Guangzhou City, një qytet i Kinës Jugore, kanë paguar 180000 juan për të qenë pjesë e konkursit ku vajzat kineze në pritje të princit të kaltër do të fitojnë ndonjë prej tyre. është me të vërtetë një konkurs origjinal ai i publikuar në sajtin kinez Jiayuan: të fitosh një miliarder me të cilin mund të martohesh. Më shumë se 50000 gra janë regjistruar, por vetëm 18 prej tyre do të fitojnë. Kërkesat kryesore për meshkujt janë mosha madhore dhe një llogari në bankë, të paktën 30 milionë juan. Edhe për vajzat janë të detyrueshme disa vështirësi që duhen të kalojnë para se të mbërrijnë te “trofeu” i dëshiruar: nga provat fizike, te testet psikologjike, apo edhe sfilatat e bukurisë. Aspekti fizik në fakt është shumë i rëndësishëm, sidomos për bashkëshortet e ardhshme. Për identikitin e pasanikëve, organizatorët japin shumë pak detaje: mosha mesatare 38 vjeç dhe trup pak i mbushur. Sajti i takimit, që akuzohet se promovon materializmin, ndjek filozofinë e spektakleve televizivë në Kinë, mes të cilëve i famshmi "If you are the one", i dedikuar takimeve të dashurisë. Por edhe pse gara do të jetë shumë e fortë, aspirantet për milionere nuk janë të shqetësuara: një audicion ka regjistruar plot 100 kandidate, por vetëm 50 prej tyre do ta kalojnë turnin dhe do të prekin finalen. Megjithatë, Hirushet e reja janë të vendosura t’i shkojnë deri në fund kësaj gare, me shpresën se do të jenë mes 18 vajzave që do të transformohen në princesha.
#