E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e para në rajon për remitenca

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 16:05

Tre për qind e të rriturve që jetojnë në një shtëpi marrin remitenca – qoftë në formë parash ose të mirash tjera materiale – nga dikush që jeton në një vend tjetër. Instituti i hulumtimeve Gallup ka dalë me këto rezultate pas anketimeve të zhvilluara në 135 vende.

Në mesin e tyre, Kosova radhitet lart në listën e vendeve që marrin remitencë, me një shifër prej 23 për qind, më së shumti në rajon, pasuar nga Shqipëria me 20 për qind, Maqedonia 12 për qind, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi me nga 11 për qind, kurse Serbia 7 për qind.

Më së shumti remitenca nga 135 vendet e anketuara merr rajoni Somaliland, 40 për qind, Komore 35 për qind, Zimbabveja 32 për qind, Republika Dominikane 26 për qind, Haiti 25 për qind dhe Moldavia 24 për qind.

Anketimi është zhvilluar në periudhën 2009 - 2010.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›