E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDGSH kërkon respektimin e kuotës 30%

Forumi i LDGSH-së

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, forum i Partisë Demokratike, u ka bërë thirrje të gjitha partive parlamentare që të respektojnë kuotën 30% të përfaqësimit të grave në Kuvend.

Ftojmë të gjithë liderët e partive politike dhe deputetët, që në procesin e amendimit të Kodit Elektoral, të përfshijnë propozimet e Koalicionit të Shoqërisë Civile për të rritur pjesëmarrjen e grave shqiptare në Parlament, që të përkojë të paktën me nivelin e pjesëmarrjes në parlament të grave në disa prej vendeve tona fqinje, thuhet në rezolutën e LDGSH-së

Edhe pse në Kodin Zgjedhor që është aktualisht në fuqi, përcaktohet një përfaqësim prej 30% të grave në listën e kandidatëve, marifetet e partive bënë që në Kuvend të ketë më pak niveli i përcaktuar.

Vitet e fundit janë miratuar disa ligje dhe strategji, janë ndërmarrë masa dhe janë ngritur institucione për të arritur një përfaqësim më të barabartë të grave. Edhe pse janë ndërmarrë hapa pozitivë, janë vërejtur edhe mangësi, thuhet në deklaratën e LDGSH-së. Shqipëria mbetet mbrapa disa prej fqinjëve të saj më të afërt, për sa i përket barazisë së grave dhe proceseve të vendim-marrjes së tyre politike. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›