Serbi, pesë shqiptarë të arrestuar për krime lufte

Aksioni i policisë serbe (foto B92)
Pesë shqiptar janë arrestuar në Vranjë, në jug të Serbisë, me akuzën për krime lufte. Lajmi është bërë i ditur nga prokurori për krimet e luftës në Serbi, Vladimir Vukçeviç, i cili tha se të arrestuarit dyshohen për krime gjatë konflikt në vitin 2001. Ai nuk dha më shumë detaje, pasi hetimet vazhdojnë ende.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, i cili doli në një konferencë për shtyp. Ai bëri të ditur se nga mësymja në tetë vende në komunën e Bujanoçit janë arrestuar tetë persona, pesë nga të cilët akuzohen për krime lufte ndaj civilëve. Sipas Daçiç, arrestimet e tyre nuk janë të motivuara politikisht.
Të arrestuarit që akuzohen për krime lufte janë Eljhami Salihi, Mustafa Limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurlahi. Daçiç, nuk bëri të ditur emrin, por tha se njëri prej tyre punonte si përkthyes për misionin e OSBE-së. Nëse hetimet provojnë se në të vërtet është përfshirë në krime, nuk do ta shpëtojë të qenit përkthyer i OSBE-së, tha ministri i Brendshëm. Të persona të tjerë nga tetë të arrestuarit, janë shoqëruar për rezistencë ndaj policisë dhe një tjetër për armëmbajtje paleje. /B92/
Përgatiti: F.S