Tatimet, 234 raste evazioni fiskal për prillin

Kasa fiskale
Gjatë aksioneve të muajit prill, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka evidentuar 234 raste të evazionit fiskal. Nga këto, 40 shkelje janë vërejtur në sektorin e ndërtimit për mungesë dokumentacioni tekniko-ligjor dhe mosdeklarim të punonjësve.
Në sektorin e transportit janë zbuluar 212 raste shkeljes ndaj të cilëve janë marrë masa administrative me vlerë 12 milion lekë.
DPT njofton se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në muajt në vijim, kryesisht për sektorin e ndërtimit, veçanërisht në zonat bregdetare. Ndërsa për sektorin e transportit, do të bëhen kontrolle në të gjitha akset kryesore kombëtare, duke aplikuar teknika të ndryshme kontrolli. /F.S/