LDGSH, në takimin e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane
20-07-2013 / Gazeta 55
Një përfaqësi nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë po merr pjesë në takimin e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane, dedikuar grave lidere në politikë dhe në sipërmarrje. Takimi nën sloganin “European Summer Academy For Leading Ëomen”, po mbahet në Romë, nën kujdesin e Doris Pack, Presidentes së Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane. Në këtë takim të nivelit të lartë, marrin pjesë drejtuese dhe aktiviste të Forumeve të Grave të Partive të Djathta. Forumi i Grave të Partive Popullore Europiane, është formacioni politik më i madh i grave në Evropë. Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, kryesohet nga znj. Albana Vokshi, e cila është anëtare me të drejta të plota në këtë forum.
...