E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, Hillary Clinton premton epokë të re mes dy vendeve

Pakistan, Hillary Clinton premton epokë të re mes dy vendeve

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka mbërritur në Islamabad, në kuadër të vizitës së saj tre ditore në Pakistan. Udhëtimi i saj në këtë vend, është përshkruar si një përpjekje për të kthyer faqe në marrëdhëniet e SHBA-së me Pakistanin. Me mbërritjen e Clintonit në kryeqytetin afgan, pritet të nënshkruhen gjithashtu disa marrëveshje investimesh në sektorin civil. SHBA ka shprehur shqetësime në lidhje me numrin në rritje të sulmeve militante ndaj autoriteteve pakistaneze, por gjithashtu edhe për sigurinë e armëve të saj bërthamore.
Kjo është vizita e pestë e Clinton në këtë vend, dhe e para si Sekretare amerikane e Shtetit. Gjatë vizitës së saj, zonja Klinton do të vizitojë disa xhami dhe tempuj, do të takohet me drejtuesit fisnorë Pashtun dhe studentë të universiteteve, ndërsa do të ketë edhe shumë intervista për gazetarë e media lokale. Agjensitë e lajmeve thonë se kjo vizitë vjen në një kohë vendimtare për marëdhëniet ndërmjet Pakistanit dhe Uashingtonit. Administrata Obama aktualisht po debaton se si të impelmentojë sa më mirë strategjinë e saj për të mundur al-Kaedën dhe talebanët si në Afganistan dhe Pakistan. "Ne kemi një marrëdhënie që duam të forcojmë," tha zonja Klinton për gazetarët pasi mbërriti në Islamabad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›