E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija qytet, nis udhëtimin anija më e madhe në botë

Transatlantikja "Oasis of the Seas", anija më e madhe në botë, ka nisur udhëtimin e saj nga kantieri detar Turku, në jug perëndim të Finlandës, për të mbërritur në brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkaura të Amerikës, ku në datën 5 dhjetor do të imbarkojë pasagjerë për krocierën e saj të parë në Haitii. Anija gjigande "Oasis of the Seas" - një emër i përzgjedhur nga lexuesit e së përditshmes " Usa Today " nëpërmjet një konkursi, i ka kushtuar 900 milionë euro kompanisë "Royal Caribbean", e cila ka bashkëpunuar me kantiere finalndeze. Kjo anije qytet, ka 16 ura, 2.706 dhoma dhe mund të strehojë 6.360 pasagjerë dhe 2.000 anëtarë të ekuipazhit. Super anija është e gjatë 360 metra, e gjerë 47 metra dhe tonazhi i saj arrin në 220 mijë tonë, duke i kaluar me të paktën 70 mijë ton, konkurentet e tjera në sektorin detar botëror. E nëse do të bëhej një krahasim, e famshmja Titanic, transatlantikja e shekullit te kaluar, bërë pjesë e historisë për përmasat e saj, kishte një tonazh që prekte shifrën 46328 ton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›