E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Tahiridhe Hoxhajvizitë zyrtare

PRISHTINË- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, jane nisur sot për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimeve zyrtare nga qeveria, gjatë kësaj vizite delegacioni i Republikës së Kosovës do të ketë takime me nivele të larta të Departamentit të Shtetit, si dhe të Kongresit Amerikan.

Zëvendëskryeministrja Tahiri së bashku me Ministrin Hoxhaj do të takohen me zëvendës sekretarin e shtetit, James B. Steinberg.

Po ashtu, zëvendëskryeministrja Tahiri së bashku me Ministrin Hoxhaj do të mbajnë një takim në Qendrën për marrëdhënie transatlantike në Universitetin Johns Hopkins me temën: “Kosova pas zgjedhjeve dhe sfidat para saj”.

Dje pasdite, me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar vendimin për hartimin e Axhendës Lobuese për njohjen e Republikës së Kosovës dhe vendimin për hartimin e Strategjisë për Politikë të Jashtme të Republikës së Kosovës. 

(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›