LDK: Prapa shtrenjtimit të energjisë qëndron qeveria

Grupi i eksperteve të energjetikës i LDK-së, në një konferencë për media, ka theksuar se politikat qeverisëse për të menaxhuar sistemin energjetikë kanë dështuar dhe dalë jashtë kontrollit.
Drejtuesi i Grupit të ekspertëve për energji, Naim Hoxha, ka potencuar se Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet një proces të privatizimit, i cili do të ishte i planifikuar mirë, i cili do të hapen vende të reja të punës, përmes së cilit do të zvogëloheshin humbjet komerciale, por siç, ka thënë ai, LDK-ja nuk e mbështet një proces të privatizimit, ku brenda tij ndodhë gjithçka.
“Sa i përket privatizimit të distribucionit, ne mendojmë që meqenëse ai është monopol natyror dhe si monopol natyror nuk ka nevojë të privatizohet. As ithtarët më të mëdhenj prej Reganit e teposhtë, si përkrahës të monopolizmit, nuk thonë që monopolet natyrore duhet të privatizohen. Ne jemi kundër monopolizimit”, ka thënë Hoxha
Duke folur për ndërtimin e termocentraleve të reja, Hoxha ka thënë se nëse do të menaxhohej më mirë sektori energjetik në Kosovë, vendi do të kishte energji të mjaftueshme dhe nuk do të kishte nevojë për shtrenjtimi të çmimit të energjisë.
Ekspertët e LDK-së janë shprehur edhe kundër ngritjes së çmimit të energjisë, sepse, sipas tyre, është i pa arsyeshëm dhe politik. Nëse do të punohej më një efikasitete më të larë me një efiqencë dhe përgatitje, sipas tyre, jo që nuk do të ngritej çmimi i energjisë por do të kishte ulje të tij.
“Unë si ekonomistë më shumë e cilësoi si rritje e çmimet të energjisë elektrike, sepse janë raportet që qeveria i ka dërguar në FMN, në të cilën është zotu se për të zvogëluar subvencionet që tash i jep për KEK-un do i rris çmimet e energjisë elektrike. Do të thotë nuk është një kërkesë që ka ardhur nga KEK-u për t’i mbuluar kostot e mirëmbajtjes dhe prodhimit të energjisë elektrike, por më shumë është një kërkesë politike për të mbuluar deficitet buxhetore nga keqmenaxhimi që është bërë në dy - tri viteve të fundit”, ka thënë Hoti.
Sipas grupit të ekspertëve të LDK-së, Zyra e Rregullatorit të Energjisë për t’u treguar korrekte, duhet të ndaloj shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Sa i përket borxheve që kanë konsumator ndaj KEK-ut, i cili kap shifrën rreth 450 milionë, ky subjekt opozitar është i mendimit që ato të mos falen, ngase do të krijohej një situatë absurde, ndaj konsumatorëve që kanë qenë të rregullt me pagesa. /Kosovapress/