E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falënderimi i Abidalit

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal ka shprehur mirënjohjen e tij për mesazhet e përkrahjes që ka marrë pas publikimit të lajmit se duhet t’i nënshtrohet transplantimit të mëlçisë.

Më 17 mars të vitit të kaluar, ylli francez ishte operuar për të larguar tumorin në mëlçi, kurse tani e pret një sfidë e re, po aq vendimtare në jetën dhe karrierën e tij.

“Më vjen të rrëqethem kur lexoj mesazhet dhe përkrahjet tuaja. Ju falënderoj nga zemra, jeni ju ata që më shtyni të luftoj, ju faleminderit!”, shkroi Abidal në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

Kurse Rafael Matesanz, president i Komitetit Kombëtar të Transplantimeve në Spanjë, ka shfaqur dyshime nëse Abidal do të jetë në gjendje të luajë sërish. “Rikthimi i tij në fushë është mjaft i komplikuar”, deklaroi ai për Marca. “Shpresoj që operacioni të shkojë mirë. Eric është person i fuqishëm”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›