SHBA: Regjistrimi në Maqedoni, sipas marrëveshjes së Ohrit

Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher, deklaroi se regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, duhet të zhvillohet duke respektuar rregullat bazë të Marrëveshjes së Ohrit.
Ai e konsideroi të nevojshëm vëzhgimin nga afër të regjistrimit të popullsisë për shkak të indikacioneve për zvogëlimin e numrit të popullsisë shqiptare.
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të mbahet nga data 1 deri më 15 tetor të këtij viti, pas anulimit të tij më 1 prill, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Kongresmeni amerikan, Rohrabacher është informuar edhe lidhur me zhvillimet në Kosovë, Shqipëri dhe regjistrimin e fundit të popullsisë në Mal të Zi, çështjen çame, etj.