E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bjellorusi, arrestohen protestuesit antiqeveritarë

Forcat bjelloruse të sigurisë, kanë arrestuar dhjetëra protestues që ishin mbledhur për të shprehur pakënaqësitë ndaj politikave të presidentit Aleksandër Lukashenko.

Rreth 200 protestues kanë duartrokitur dhe përplasur këmbët, si pjesë e protestave të qeta, që mbahen çdo të mërkurë, pavarësisht ndalimit zyrtar.
 

Protestat kundër Lukashenkos po zhvillohen në kohën kur Bjellorusia është zhytur në krizën më të keqe ekonomike në 20 vjet, me inflacion të shfrenuar dhe papunësi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›