E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK mbështet ndryshimet kushtetuese

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 10:48

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese, të cilat përfundojnë me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe nacionale.

“Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e sotme, diskutoi për punën e komisioneve të mandatuara nga Kuvendi i Kosovës për ndryshime kushtetuese dhe reformë zgjedhore. Kryesia u dha mbështetje punës së anëtarëve të LDK’së në këto komisione”, thuhet në njoftimin e LDK’së.

Sipas LDK’së, Kryesia e kësaj partie është që komisionet për ndryshimet kushtetuese duhet ta kryejnë punën e tyre, në përputhje me mandatin që u është dhënë nga Kuvendi dhe brenda afatit kohor të paraparë në marrëveshjen politike dhe në Rezolutën e Kuvendit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›