E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështetja franceze

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 10:21

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri priti senatorët francezë, Jean Faure, André Vantomme, si dhe administratorin Guillaume Renaudineau, të shoqëruar nga ambasadori i Francës, Jean-François Fitou.

Zëvendëskryeministrja Tahri pasi falënderoi shtetin e Francës për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës, njoftoi senatorët për dialogun, duke thënë se shteti i Kosovës i është qasur në mënyrë konstruktive dialogut me Serbinë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim u tha se dialogu i karakterit teknik për zgjidhjen e çështjeve praktike kontribuon në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe do t’i përshpejtojë integrimet euroatlantike.

Delegacioni francez premtoi mbështetje për Kosovën edhe në të ardhmen dhe u vlerësua rëndësia e thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, forcimi i perspektivës euroatlantike të rajonit dhe rëndësia e dialogut teknik për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›