E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtrojnë për trazira

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 10:55

Në kuadër të proceseve të vazhdueshme për të bashkërenditur aftësitë e reagimit të koordinuar në trazira civile, në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, forcat paqeruajtëse të KFOR-it dhe ato nga misioni EULEX kanë mbajtur të mërkurën një ushtrim të përbashkët në Kampin e Vrellës.

Zyra për informim e KFOR-it, bëri të ditur se ky ushtrim është realizuar në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara, e që për qëllim ka pasur Kontrollin e Turmës dhe Trazirave (KTT).

Më tutje theksohet se kjo ngjarje është mbajtur për t’i trajnuar së bashku procedurat e aprovuara ligjërisht në sigurimin e një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe gjithashtu për të mbështetur njësitë e EULEX-it në forcimin e sundimit të ligjit për të mirën e popullit.

Në këtë rast, thuhet se të gjitha aktivitetet e KFOR-it janë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, siç është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›