E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK pro hyrjes në qeveri gjithëpërfshirëse

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 18:15

Lufti Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se kjo parti është kundër koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë, mirëpo asnjëherë nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e hyrjes në një qeveri gjithëpërfshirëse.

Në emisionin “Zona e debatit” në Klan Kosova, ai nuk e përjashtoi mundësinë që LDK të përfshihet në qeverinë eventuale gjithëpërfshirëse.

Mirëpo, sipas tij, për ta bërë këtë LDK kërkon kushte, ndër të cilat ka përmendur reformimin urgjent të procesit zgjedhor.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›